Superhëna nëpër botë, BBC shfaq edhe fotografinë nga Kosova

Superhëna nëpër botë, BBC shfaq edhe fotografinë nga Kosova

11:49, 02/08/2023
 
 
 

Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën panë një Hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht të martën mbrëma.

Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna e Sturgeonit, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.

Në mesin e fotografive të superhënës që ka shpërndarë BBC nga mbarë bota është edhe një nga Kosova.

Kjo është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik, raporton BBC.

Shihni më poshtë fotot e kësaj pamje nga shumë vende të botës:


Superhëna u ngrit pas kupolës së Bazilikës së Zojës së Mount Carmel në Valletta, Maltë


Hëna Sturgeon e së martës, e quajtur sipas rritjes së numrit të peshqve bli në liqenet e Amerikës së Veriut në këtë kohë të vitit, shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë.


Dhe këtu është fotografuar në Nikosia, Qipro, duke ndriçuar qiellin e natës ndërsa ngrihet pas Monumentit të Lirisë.

Superhëna u pa gjithashtu pas një kulle kontrolli të trafikut ajror në aeroportin Ben Gurion, afër Tel Avivit në Izrael.

Ajo shihet këtu e lidhur në mënyrë të përkryer me një kullë televizive në qytetin Huai’an, provincën Jiangsu, Kinë.


Një superhënë e ndritshme dhe e zjarrtë shfaqet mbi Kullën Galata në Stamboll, Turqi.


Dhe u pa duke shkëlqyer këtu mbi zonën e biznesit Cuatro Torres në Madrid, Spanjë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco