Njerëz të maskuar si ari? Kopshti zoologjik mohon se është njeri i veshur me kostum

Njerëz të maskuar si ari? Kopshti zoologjik mohon se është njeri i veshur me kostum

17:53, 01/08/2023

Pamjet e një ariu që qëndron në këmbë si një njeri, ka bërë që vizitoret e një kopshtit zoologjik në Kinën lindore të dyshojnë së në të nuk ka kafshë, por njerëz të maskuar si të tillë.

Një kopsht zoologjik në Kinë akuzohet se kanë maskuar njerëz si arinj, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I tyre, duke mohuar akuzat se disa prej arinjve të tyre janë njerëz të veshur me kostume.

Pikërisht kjo video e një ariu që qëndronte në këmbët e pasme në këmbë, dukej fiks si një njëri. Këto pamje u bënë virale në rrjetet sociale, duke ndezur komentet dhe teoritë konspirative.

Shumë përdorues vunë re qëndrimin e kafshës, palosjet e gëzofit që e tregonin ariun si të plakur dhe të çuditshëm, ndaj vërshuan komentet se një njeri mund të ketë zënë vendin.

Image

Por kopshti i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se: Kur bëhet fjalë për arinjtë, gjëja e parë që vjen në mendje është një figurë e madhe dhe fuqi mahnitëse… Por jo të gjithë arinjtë janë gjigantë, duke shtuar si ai është në ari dielli dhe si i tillë arinjtë e diellit janë “arinjtë më të imët dhe të vegjël në botë”.

Duket si skenar pa asnjë argument, por kopshtet zoologjikë në Kinë janë tallur në të shkuarën për përpjekjet e tyre për t’i paraqitur kafshët shtëpiake si të egra.

Në 2013, një kopsht zoologjik në Henan acaroi vizitorët kur paraqiti një qen roje tibetian si luan. Kur ata iu afruan kafazit, u habitën ndërsa dëgjuan “luanin” që lehte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco