Super Hëna, shiu i yjeve dhe Hëna blu, fenomenet hapësinore që do na mbajnë me sytë nga qielli

Super Hëna, shiu i yjeve dhe Hëna blu, fenomenet hapësinore që do na mbajnë me sytë nga qielli

17:21, 01/08/2023

Një Super Hënë, shi yjesh që bien dhe një Hënë blu për ta mbyllur në mënyrë sa më të bukur me një Saturn më spektakolar se kurrë.

Qielli përgjatë gushtit do të jetë mjaft i pasur me fenomene hapësinore që do të gëzojnë të apasionuarit pas astrofizikës. Tashmë jemi në fazën e Super Hënës, ku mund të shikohet me sy të lirë trupi qiellor magjepsës.

Emërtimin e tillë e ka marrë pasi njerëzit kanë mundësinë që të hasin satelitin që shoqëron planetin tonë, më afër se kurrë më parë dhe me shkëlqimin më të madh ndonjëherë.

Takimi i dytë me Super Hënën do të jetë mes datës 30 dhe 31 gusht, që do të vijë bashkë me Hënën Blu, siç cilësohet dhe Hëna e dytë e plotë e muajit.

Potencialin e plotë, apo formën më mahnitëse pritet që ta arrijë rreth orës 18 të 30 gushtit. Takimi tjetër që nuk duhet humbur me qiellin gjatë gushtit është ai për shiun e yjeve që bien. Edhe këtë vit, qielli do të shndrisë mes datave 11 dhe 13 gusht me një spektakël të jashtëzakonshëm hapësinor.

“Netët e Yjeve” janë një event që bëjnë bashkë shumë të apasionuar pas astrofizikës për të ndjekur dhe shijuar rënien e yjeve.

Në fund të gushtit, pak përpara hënës së plotë të dytë, do të jetë Saturni që do të dhurojë spektakël. Në datën 27, planeti me unazat e famshme të tij do të jetë në kushte optimale për ta parë atë, sigurisht me ndihmë të teleskopëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco