'Striptistja për mbështetje emocionale' e ushtarëve ukrainas

'Striptistja për mbështetje emocionale' e ushtarëve ukrainas

15:53, 24/07/2023

Një grua amerikane ka vendosur që të mbështesë Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë duke punuar si “striptiste për mbështetje emocionale” te ushtarët ukrainas.

Fan-Pei Koung, nga Teksasi, ka postuar në Instagram foto pikante nga Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe gjithashtu profilin e saj në OnlyFans e ka bërë falas për ushtarët dhe vullnetarët që ndodhen në front.

33-vjeçarja shprehet: “Jam një vajzë seksi që punoj vullnetare në Ukrainë. Në nëntor punoja në qendrat strehimore të grave dhe në jetimoret e Lvivit. Por, nuk më dukej asgjë e veçantë. Doja diçka më shumë, doja të isha pranë ushtarakëve”.

“Burrat ukrainas më trajtojnë si të isha fëmijë. Më pyesin gjithmonë nëse kam nevojë për gjë përpara se vetë unë ta di që dua diçka. Nuk jam trajtuar kurrë më parë kështu”, shton Fan-Pei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco