Elon Musk prezanton logon e re të Twitter

Elon Musk prezanton logon e re të Twitter

10:16, 24/07/2023

Të dielën kishte raportime se Elon Musk do ta ndryshojë logon e Twitter dhe ky ndryshim do të thoshte se “zogu” i famshëm i Twitter, do të largohej.

Dhe kjo ndodhi, pasi përmes një tweet-i në profilin e tij, Musk e zbuloi logon e re.

“Kështu duken zyrat tona qendrore sonte”, shkroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, duke bashkangjitur edhe një foto.

Logo e re është shkronja “X”, një shkronjë kjo pas së cilës Musk duket se është i apasionuar.

Tutje kjo logo duket gjithashtu se ndërlidhet edhe me kompaninë tjetër të tij të ndërtimit të raketave hapësinore, Space X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco