Temperaturat e larta, a duhet të rrijë ndezur kondicioneri gjatë gjithë natës?

Temperaturat e larta, a duhet të rrijë ndezur kondicioneri gjatë gjithë natës?

23:56, 06/07/2023

Pas ditëve të freskëta të qershorit, tanimë jemi dëshmitarë një moti tropikal, me temperatura të larta që ndryshuan menjëherë.

Temperaturat maksimale variuan deri në 36 gradë celcius dhe më e keqja është gjatë natës kur mezi flini për shkak të vapës.

Në dëshirën për t’u ftohur, shumë veta i ndezin kondicionerët në vetëm 20 gradë, edhe pse jashtë është 15 gradë më lart dhe ndonjëherë kondicionerët punojnë pa ndërprerje.

Mjekët këshillojnë se kjo nuk është e shëndetshme dhe se temperatura duhet të rregullohet në mënyrë që diferenca jashtë të mos jetë më shumë se disa gradë, maksimumi deri në tetë. Mirëpo, duke qenë se situata nuk është më e mirë as gjatë mbrëmjes, shumë po pyesin se si ta freskojnë banesën, e të mos zgjohen të nesërmen me muskuj të ngurtësuar.

Biserka Obradoviç ka shpjeguar se si të ftohen dhomat dhe ka shpjeguar pse nuk është mirë të lihet kondicioneri i ndezur gjatë natës, edhe pse temperatura është e padurueshme edhe në atë kohë.

“Ne nuk mund të flemë me kondicioner ndezur nëse është në dhomën e gjumit, por para se të flini është e nevojshme të ftohen dhomat, domethënë të ndizni kondicionerin në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse pajisja është në të dhe më pas fikeni”, tha ajo.

Prandaj, kondicioneri nuk duhet të funksionojë gjithë natën në dhomën ku flini, por është në rregull nëse është në dhomë tjetër dhe ajri i ftohur arrin në atë ku flini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco