Si të visheni për të përballuar vapën? 5 këshilla që duhen ndjekur këtë verë

Si të visheni për të përballuar vapën? 5 këshilla që duhen ndjekur këtë verë

20:42, 05/07/2023

Kur temperaturat rriten, zgjedhja e një veshjeje rrezikon të bëhet më e ndërlikuar për të gjetur ekuilibrin e përsosur midis stilit dhe freskisë. Sidomos në ato ditë veçanërisht të zjarrta, kur e vetmja gjë që do të donim të bënim është të veshim rroba banjo dhe të jemi në plazh në një shezlong me pamje nga deti.

Si të visheni në vapë? Mjafton të kesh disa veshje kyçe në gardërobë dhe të ndjekësh disa truke të vogla për të përballuar me mospërfillje edhe ditët më të nxehta. Nga linotë, te ngjyrat apo sandalet te kapelet dhe syzet e diellit, kemi përzgjedhur 5 kombinime të vogla që do t’ju ndihmojnë të keni pamjen e duhur.

1. Preferoni veshje të lirshme dhe pëlhura të lehta

Një fustan maxi elegant apo romantik, një palë pantallona të gjera prej pambuku të lehtë, një këmishë linoje oversize, nuk ka asgjë më të mirë për ta mposhtur nxehtësinë me stil.

Image

2. Përqendrohuni në ngjyrat e lehta

Meqenëse ngjyrat e errëta priren të thithin më shumë dritë dhe nxehtësi, gjatë ditës, pse të mos përpiqeni ta mposhtni nxehtësinë me nuanca më të lehta? Nuancat si e bardha dhe bezha, përveçse ju mbajnë më të freskëta, janë super chic dhe kanë fuqinë për të shtuar një dozë ekstra sofistikimi në çdo look

Image

3. Mos e nënvlerësoni layering

Nëse është e vërtetë që layering është një nga aleatët tanë më të mëdhenj të stilit gjatë dimrit, është po aq e vërtetë se arti i "të veshurit me shtresa" mund të jetë gjithashtu një ndihmë e madhe në verë për të pasur gjithmonë pamje të freskët dhe elegante, që gjithashtu na mbron kundër ajrit të kondicionuar në transportin publik ose në zyrë. Mendoni, për shembull, për kombinimin "kanatiere + këmishë linoje ose pambuku" është një zgjidhje e shkëlqyer në këtë periudhë të vitit.

Image

4. Shapkat dhe sandalet e hapura

Është e vërtetë, ka këpucë, çizme dhe atlete që mund të vishen gjatë gjithë vitit, por për të pasur një pamje super shik edhe në ditët më të nxehta, preferenca e shapkave dhe sandaleve është padyshim një ide më e mirë. Është e vetmja mënyrë për t'i mbajtur këmbët gjithmonë të rehatshme dhe të freskëta, por edhe një mundësi për të treguar një pedikyr të ri.

Image

5. Asnjëherë pa kapele dhe syze dielli

Dhe një nga këshillat që duhet të keni parasysh kur kërkoni ide të reja se si të visheni në vapë është të keni gjithmonë në dorë dy aksesorë thelbësorë për t'u mbrojtur nga dielli; kapele dhe syze dielli. Pavarësisht se cilat janë modelet tuaja të preferuara, ato janë një nga ato aksesorë “smart” që nuk duhet të mungojnë kurrë në garderobën e verës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco