Ky burrë fejohet dhe fiton lotarinë brenda një fundjave

Ky burrë fejohet dhe fiton lotarinë brenda një fundjave

15:49, 05/07/2023

Një burrë nga Iowa po feston një fundjavë veçanërisht me fat pasi fitoi çmimin e parë të lotarisë prej afro 400 mijë dollarësh mëngjesin pasi u fejua.

Nick Miller, 31 vjeç, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Iowa-s se e dashura e tij, Lauren Timmerman, e pranoi propozimin e tij për martesë një të premte mbrëma dhe të nesërmen në mëngjes ai u ndal për kafe në një dyqan dhe bleu biletën e lotarisë.

“U ktheva në kamionin tim dhe gjëja e parë që bëra ishte të shikoja me poshtë lojën progresive të jackpot-it dhe fillova t’i përputhja me numrat e mi fitues”, tha Miller. M’u desh të bëja një kontroll të dyfishtë dhe t’i shihja përsëri. Përfundimisht, i kontrollova në aplikacionin tim në celular dhe e pash që isha fituesi”.

Miller fitoi një xhekpot prej 390,191 dollarë.

“Jam gati për pjesët e ardhshme të jetës, mendoj”, tha ai.

Ai sqaroi se paratë e çmimit do ta ndihmojnë atë të fillojë fazën e tij të ardhshme të jetës.

“Ka dasmë dhe një shtëpi për të filluar punën”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco