Vendi ku gratë lejohet të dalin 'topless' në pishinat publike

Vendi ku gratë lejohet të dalin 'topless' në pishinat publike

10:49, 28/06/2023

Qeveria e Katalonjës u ka kërkuar autoriteteve lokale që të lejojë gratë “topless” në pishinat publike.

Dalja pa bluzë është e sanksionuar në kornizën katalane ligjore që prej vitit 2020 në kuadër të barazisë gjinore.

Megjithatë, në disa pishina publike, në komuna të vendit, dalja topless është e ndaluar dhe kjo ka shkaktuar një numër të madh ankesash.

Shumë prej ankesave kanë ardhur nga anëtarë të një grupi feminist të quajtur  Mugrons Lliures.

Ndalimi i lëvizjes topless për gratë “përjashton një pjesë të popullsisë dhe shkel zgjedhjen e lirë të çdo personi në lidhje me trupin e tyre”, tha qeveria katalanase në një dokument.

Autoritetet lokale duhet të “ofrojnë mbrojtje ndaj diskriminimit,” thuhet më tej në dokument.

Dokumenti gjithashtu lejon ushqimin me gji të fëmijëve në publik dhe përdorimin e rrobave të banjës me mbulim të të gjithë trupit, siç është burka myslimane.

Qeveria rajonale, e drejtuar nga e majta republikane katalane (ERC), teorikisht mund të gjobisë çdo komunë që ka thyer rregullin deri në 500,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco