Profesori nga Florida thyen rekord botëror, qëndroi nën ujë për 100 ditë

Profesori nga Florida thyen rekord botëror, qëndroi nën ujë për 100 ditë

19:24, 11/06/2023

Një profesor i Universitetit të Floridës Jugore dhe ish-zhytës i marinës amerikane thyen një rekord botëror pasi qëndroi nën ujë për 100 ditë rresht.

Joseph Dituri, i njohur gjithashtu si “Dr. Deep Sea”, ka qëndruar në Jules’ Undersea Lodge në Key Largo, duke kryer kërkime dhe eksperimente të përditshme në fiziologji.

Dituri kishte theu rekordin botëror në 1 mars pasi qëndroi nën ujë për 74 ditë, por ai u tha gazetarëve se kishte planifikuar të qëndronte në “shtëpizë” deri më datë 9 qershor, për të përfunduar një mision nënujor të quajtur Projekti Neptun 100.

“Ideja është që të popullohen oqeanet e botës, të kujdesemi për to duke jetuar në to dhe duke i trajtuar mirë,” tha Dituri për Associated Press.

Në faqen e tij të internetit thuhet se misioni përfshin kërkime për ruajtjen e oqeanit, studimin e efekteve fiziologjike dhe psikologjike të kompresimit në trupin e njeriut dhe edukimin për fëmijët.

Për më tepër, ai zhvilloi klasa në internet dhe transmetoi intervista nga studioja e tij dixhitale nën ujë.

Studiuesi zbuloi gjithashtu se presioni, 30 metra nën nivelin e detit, në fakt e kishte tkurrur trupin e tij me gjysmë centimetra. Ai gjithashtu vuri në dukje një rënie të kolesterolit të tij.

Të premten ai la klasën e tij nënujore dhe u kthye në tokë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco