Modeli i rrobave të banjës që do të dominojë këtë verë

Modeli i rrobave të banjës që do të dominojë këtë verë

10:01, 04/03/2023

U përshtatet në mënyrë të përsosur të gjitha femrave dhe krijojnë shumë rehati

Miley Cyrus ka bërë një reklamë fenomenale për Gucci-n, duke u shfaqur me modelin e kësaj marke të rrobave banje.

Këngëtarja ka festuar suksesin e fundit të hitit të saj të madh “Flowers”, duke postuar një foto me rroba banje të kuqe në profilin e saj në Instagram.

Miley Cyrus ka bërë të ditur se hiti i përmendur është numri 1 absolut në të gjitha top listat botërore, ndërsa fansat tashmë po flasin se Miley ka bërë himnin për femrat e forta, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast Miley ka veshur rroba banje të kuqe me pjesën e sipërme të thjeshtë që i ngjan një sytjene sportive, ndërsa pjesa e poshtme është në formën e brekëve të zakonshme e të rehatshme të lidhura me një kopsë të zezë.

Ky model Gucci është një dizajn ekskluziv i Tom Ford-it dhe u shfaq në koleksionin Pranverë/Verë 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco