Pjesët e trupit në të cilat nuk duhet të bëni kurrë tatuazhe

Pjesët e trupit në të cilat nuk duhet të bëni kurrë tatuazhe

08:44, 14/02/2023

Sipas ekspertëve, kur bëhet fjalë për tatuazhe, ka shumë gjëra që duhet marrë parasysh, derisa zgjidhni dizajnin, është shumë vendim i rëndësishëm edhe përzgjedhja e pjesës së trupit ku doni të bëni tatuazhin.

Claudio Traina, artiste në Londër, tha për “Sun Health” se ka shumë rreziqe të përfshira në bërjen e tatuazheve, duke filluar nga infeksionet e deri tek reaksionet alergjike.

Claudio tha se ka dy pjesë të trupit në të cilat nuk duhet bërë tatuazhe sepse ka shumë rreziqe, shkruan The Sun.

“Në përgjithësi, vendet më të prirura për infeksion janë tatuazhet në pjesën e brendshme të buzëve dhe në organet gjenitale. Gjithashtu tatuazheve në pëllëmbët e duarve dhe në fund të këmbëve tuaja do të duhet shumë kohë për t’u shëruar. Një gjë e re që kemi parë janë tatuazhet në gjuhë dhe mishrat e dhëmbëve, të cilat marrin shumë kohë për t’u shëruar dhe mund të shkaktojnë komplikime”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo u shpreh se është e rëndësishme që gjatë bërjen së tatuazhit të bëni sa më shumë pyetje, që të keni më shumë informacione rreth procesit dhe asaj që iu pret më tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco