Një studim zbulon dy planetë që supozohet se janë të përbërë nga uji

Një studim zbulon dy planetë që supozohet se janë të përbërë nga uji

18:41, 18/12/2022

Dy planetë të largët thuhet se janë të përbërë tërësisht nga uji, kjo sipas një studimi të bërë nga teleskopët e NASA, Hubble dhe Spitzer.

Të ashtuquajturat “botët ujore” sillen rreth një ylli xhuxh të kuq, i cili është ylli më i vogël dhe më i ftohtë, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s.

Planetët ujorë gjenden rreth 218 vite-dritë larg në yllësin Lyra, thotë NASA. Dhe ata janë “ndryshe nga çdo planet i gjetur në sistemin tonë diellor”, tha agjencia, raporton CNN.

Zbulimi se planetët ka të ngjarë të përbëhen kryesisht nga uji vjen nga një studim i botuar në revistën Nature Astronomy të enjten.

Ky ilustrim tregon seksione tërthore të Tokës dhe ekzoplanetit Kepler-138d. Matjet e densitetit të Kepler-138d sugjerojnë se ai mund të ketë një shtresë uji që përbën më shumë se 50 për qind të vëllimit të tij, në një thellësi prej rreth 2,000 kilometrave.

Një ekip hulumtues i udhëhequr nga Caroline Piaulet, një studente doktorature në Institutin për Kërkime mbi Ekzoplanetët e Universitetit të Montrealit, përdori teleskopët hapësinorë Hubble dhe Spitzer të NASA-s për të vëzhguar sistemin planetar të largët.

Sistemi planetar që ata studiuan quhet Kepler-138 sepse ndodhet brenda fushës së shikimit të anijes kozmike Kepler të NASA-s.

Studiuesit kanë ditur për ekzistencën e tre ekzoplaneteve – termi për planetët jashtë sistemit tonë diellor – brenda sistemit Kepler-138, por sapo kanë zbuluar se dy prej tyre ka të ngjarë të jenë bërë nga uji.

Ata gjithashtu zbuluan prova për një planet të katërt që nuk ishte përshkruar më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco