Ish i përndjekuri: I tmerrshëm urimi i Yuri Kim për 29 Nëntorin

Ish i përndjekuri: I tmerrshëm urimi i Yuri Kim për 29 Nëntorin

22:55, 29/11/2022

Besim Ndregjoni, kryetari Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë i ftuar në Euronews Albania komentoi statusin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim për Ditën e Çlirimit, 29 Nëntorin.

Ndregjoni e cilësoi tronditës faktin që Yuri Kim nderoi sot sipas tij  ‘xhelatët komunistë në vend të dëshmorëve’.

“Është e tmerrshme, është tronditëse, e jashtëzakonshme. Yuri Kim, meqenëse po më jepni të drejtën të flas, miqësinë me SHBA-në e kanë bërë këta anti-komunistë dhe nuk e kanë bërë këta trashëgimtarë të komunizmit që u shkon përkrah Yuri Kim. Nuk kishte ndjenjë njerëzore sot të shikoje ambasadoren Yuri Kim, përfaqësuesin e shtetit të lirisë, përkrah komunistëve duke nderuar xhelatët komunistë dhe jo dëshmorët e atdheut. Yuri Kim, dashurinë e shqiptarëve për SHBA-në e kanë bërë shqiptarët anti-komunistë”, tha Ndregjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco