A ekziston vërtetë përbindëshi i Loch Ness? Shkencëtarët gjejnë provat

A ekziston vërtetë përbindëshi i Loch Ness? Shkencëtarët gjejnë provat

17:36, 31/07/2022

A ekziston përbindëshi i Loch Ness, kjo është pyetja misterioze të cilës mesa duket i është gjetur më në fund një përgjigje.

Sipas një legjende skoceze në liqenin e Ness-it ekziston ende një përbindësh, i cili mund t’i përkasë periudhës së dinozaurve. Madje shpesh njerëz të rastësishëm apo peshkatarë betohen se e kanë parë këtë krijesë të notojë në ujërat e ëmbla.

Por edhe vetë shkencëtaret tashmë janë dakord se përbindëshi i Loch Ness ekziston, ose më saktë ka ekzistuar, pasi janë gjetur fosile që tregojnë se kjo krijesë ka qenë prezentë në tokë, por jo në ditët e sotme, por mijëra vjet më parë.

Image

Tani studiues nga Universiteti i Bath, Universiteti i Portsmouth dhe Université Hassan II në Marok, kanë zbuluar fosile të pleziosaurëve të vegjël në një sistem lumi 100 milionë vjeçar në shkretëtirën e Saharasë.

Zbulimi sugjeron se disa lloje të plesiosaurit jetonin në ujëra të ëmbla – duke i dhënë besueshmëri legjendës së Përbindëshit të Loch Ness.

Fosilet, të zbuluara në shtretërit Kem Kem të Marokut, të cilat datojnë në periudhën e Kretakut të Vonë, përfshijnë kocka dhe dhëmbë nga të rriturit tre metra të gjatë dhe një kockë krahu nga një foshnjë e gjatë 1.5 metër (5 këmbë).

“Kockat dhe dhëmbët u gjetën të shpërndara dhe në lokalitete të ndryshme, jo si skelet. Pra, çdo kockë dhe çdo dhëmb është një kafshë e ndryshme”, tha Dr. Nick Longrich nga Qendra Milner për Evolucionin e Universitetit të Bath.

Por në fund të studimit të tyre shkencëtarët rrëzojnë kategorikisht m undësinë se këta përbindësh mund të jetojnë në ditët tona, duke ia lënë historinë e përbindëshit të Lech Nossi-t legjendave dhe miteve skoceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco