Strategjia e yjeve për këtë të mërkurë

Strategjia e yjeve për këtë të mërkurë

14:17, 20/07/2022

Dashi-Kjo ditë nis me shumë energji për ti shpenzuar të gjitha në dashuri. Në punë, megjithatë, duhet të finalizoni një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Demi-Dashuria nuk ka shkuar shumë mirë kohët e fundit dhe ka pasur probleme me partnerin tuaj, por përpiquni të mos jeni shumë të ngurtë gjatë gjithë kohës. Lajme interesante mbërrijnë në punë.

Binjakët-Nëse sapo keni takuar dikë të ri mos e humbisni sepse mund të jetë personi i duhur. Në punë duket situata e mirë për bashkëpunime të reja.

Gaforrja-Duhet të marrësh një vendim sa më shpejt në dashuri dhe të ndalosh së mbajturi gjithmonë këmbën në dy këpucë. Në punë do merrni shumë propozime, vlerësojini mirë.

Luani-Qielli premton shumë në dashuri, kështu që nëse jeni në çift për një kohë të gjatë, mund të mendoni për një bashkëjetesë apo një martesë. Në punë është më mirë të mos ushqeni polemika të kota me shefat.

Virgjëresha-Dëshira për qetësi në dashuri është e madhe ndaj nëse ndjen diçka për dikë, dil përpara. Në punë ka disa pengesa të vogla por asgjë të pakapërcyeshme.

Peshorja-Në dashuri është koha më e mirë për të bërë plane me partnerin. Në punë mbërrijnë propozime të reja bashkëpunimi që duhet t’i vlerësoni.

Akrepi-Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, duhet ta bëni menjëherë, sepse të qenit i sinqertë është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Në punë, mbajini sytë hapur pasi dikush do t’jua hedhë.

Shigjetari-Kjo është koha e duhur për të zyrtarizuar një marrëdhënie dhe në punë fillon një fazë e re shumë interesante me shumë lajme.

Bricjapi-Në dashuri keni nevojë të madhe për stimuj të rinj, si dhe në punë. Ndryshime të mëdha po vijnë në jetën tuaj dhe duhet t’i prisni me krahë hapur.

Ujori-Nëse është dikush që ju pëlqen, duhet të ecni përpara. Sa për sferën e punës, vazhdo me kokën lart dhe lëri të qetë ata që flasin keq për ty.

Peshqit-Dashuria po lulëzon në këtë periudhë ndaj shijoje momentin. Në punë po kërkoni më shumë stabilitet ndaj keni filluar të shikoni përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco