Protestuesit futen brenda studios së lajmeve, kërkojnë që ...

Protestuesit futen brenda studios së lajmeve, kërkojnë që ...

08:28, 05/09/2021

Një incident ka ndodhur në televizionin e RTV në Slloveni.

Sipas mediave të huaja, disa protestues që kundërshtojnë vaksinimin kundër Covid-19, kanë hyrë brenda studios ku jepeshin lajmet.

Incidenti ndodhi mbrëmë në orën 20:30, ku protestuesit të cilët prej katër muajsh që kërkojnë para televizionit që në lajme të thuhet e vërteta në lidhje me virusin, janë futur në studio kur po jepeshin lajmet.

Mënjeherë ka ndërhyrë policia e cila ka bërë të mundur të nxjerrë jashtë mbi 10 protestues.

Kryeredaktorja e programit të lajmeve në TV Slloveni, Manica Janežič Ambrožič, tha se që nga maji ata kanë paralajmëruar për situatën para ndërtesës së televizionit dhe se protestuesit po ngacmojnë punonjësit dhe të ftuarit që vijnë në televizion.

“Ne kemi dërguar tashmë disa raporte në polici.Ky është një sulm i papranueshëm ndaj medias, gazetarisë dhe demokracisë," tha Ambrozic.

Ndërkohë Drejtori i përgjithshëm i RTV Sllovenisë, Andrej Grah Vatmu, tha se se incidenti ishte një sulmi rëndë, ndërkohë ka bërë me dije se si pasojë nuk ka mbetur njeri I lënduar.

"Ne do të rrisim menjëherë sigurinë e TV në mënyrë që incidente të ngjashme të mos ndodhin. Deri më sot, protestat kanë qenë relativisht paqësore, megjithëse shumë shqetësuese, veçanërisht për gazetarët në programin e lajmeve TV Slloveni në katin e parë. Shpresoj se autoritetet do t'i kushtojnë më shumë vëmendje këtij problemi," tha Watmu.

Në një deklaratë nga RTV Sllovenia thuhet se protestuesit abuzuan rëndë me të drejtën për protestë paqësore duke hyrë dhunshëm në ambientet e Televizionit Sllovenia, dhe se pritet veprim vendimtar nga institucionet kompetente.

"Pas disa muajsh ngacmimi, ndërhyrja fizike dhe sulmi në RTV Slloveni nuk janë vetëm një sulm ndaj institucionit tonë, por edhe ndaj punës së lirë dhe të pavarur gazetareske”- thuhej në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco