E shisni fytyrën tuaj për para? Kompania izraelite u paguan shtrenjtë për të

E shisni fytyrën tuaj për para? Kompania izraelite u paguan shtrenjtë për të

10:22, 31/08/2021
Po kërkoni një mënyrë për të bërë shumë para shpejt? Nuk u shqetësojnë implikimet e errëta të Inteligjencës Artificiale? Lajmi i mirë është se një kompani dëshiron t’u paguajë për të kopjuar (klonuar) fytyrën tuaj për qëllime komerciale. “Hour One” është një kompani me bazë në Tel Aviv që përdor fytyrat e njerëzve të vërtetë për të krijuar “karaktere” nga Inteligjenca Artificiale (AI) për marketing dhe video edukative. Aktualisht kjo kompani ka blerë fytyrën e 100 personave të rastësishëm dhe po kërkon që të zgjerojë listën e saj me më shumë njerëz të gatshëm.

Drejtuesha e “Hour One”, Natalie Monbiot tha: “Kemi një listë me njerëz që po “vdesin” të shesin fytyrën e tyre, por përzgjedhja është shumë delikate në fakt.

Për t’u bërë një personazh i “klonuar”, do t’ju duhet të aplikoni në faqen e tyre të internetit dhe të paraqisni emrin tuaj, adresën e postës elektronike dhe profilin e Instagram.

Ju nuk keni nevojë të keni pamje modeli/eje ose trup të palestruar. Hour One po kërkon të marrë personazhe që përfaqësojnë një gamë të gjerë të moshave, gjinive dhe përbërjes racore, sipas Technology Review.

Nëse Hour One ju pranon, kompania do të filmojë fytyrën tuaj duke folur dhe duke bërë një sërë shprehjesh të ndryshme të fytyrës para një ekrani jeshil duke përdorur një aparat fotografik me rezolucion të lartë. Pastaj do të përpunojë regjistrimet përmes softuerit të tyre AI (Inteligjenca Artificiale) dhe URRA! Kompanitë tani do të jenë në gjendje të blejnë një ngjashmëri të fytyrës suaj për reklamuar dhe shitur gjithçka që dëshiron.

Aktualisht, Hour One krijon zëra përmes AI (Inteligjenca Artificiale) për t’iu përshtatur fytyrës tuaj në video. Kjo funksionon pak a shumë si softuer tekst-në-fjalim ku ngarkoni një skenar dhe një AI e flet atë. Kjo bëhet për të shmangur tarifat e larta që aktorët profesionistë kërkojnë për inçizime të tilla.

Por cilat janë anët e errëta të Inteligjencës Artificiale (AI)?

Ndërsa kompania ka një politikë etike, gjuha e saj për mbrojtjen e personazheve nuk është aq e sigurtë dhe në fakt e paqartë për mbrojtjen e të dhënave tuaj me siguri maksimale.

Ju sigurisht që do “ia shisni fytyrën” kompanisë izaelite, mirëpo nuk dihet se ku mund të shfaqet kloni i fytyrës tuaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco