Kujdes! Ky është virusi në Android i cili mund të zbrazë llogaritë bankare

Kujdes! Ky është virusi në Android i cili mund të zbrazë llogaritë bankare

17:06, 26/08/2021

Policia belge paralajmëron kthimin e malware “Joker” i cili infekton pajisjet Android dhe fshihet në aplikacione të ndryshme të Google Play Store.

Ky malware është në gjendje të regjistrojë përdoruesin në shërbimet e abonimit pa miratimin e tij dhe të zbrazë llogaritë e tij bankare pa kuptuar asgjë.

Njoftimi i autoriteteve belge thotë se programi me qëllim të keq është zbuluar tashmë në tetë aplikacione në Play Store, të cilat Google tani i ka hequr.

Malware “Joker” u bë i famshëm në vitin 2017, kur u fsheh në aplikacione të ndryshme, infektoi dhe vodhi mjaft persona. Që atëherë, sistemet e automatizuara të Google kanë hequr rreth 1,700 aplikacione që përmbajnë malware para se ta shkarkojnë përdoruesit. Në Shtator 2020, Joker u gjet në 24 aplikacione Android me më shumë se 500,000 shkarkime para se të hiqet.

Sipas policisë belge, tetë aplikacionet që ka zbuluar së fundmi me malware janë:

Auxiliary Message
Element Scanner
Fast Magic SMS
Free CamScanner
Go Messages
Super Message
Great SMS
Travel Wallpapers

Që atëherë, studiues të tjerë kanë identifikuar 16 aplikacione të tjera të dyshuara për malware Joker:

Private SMS
Hummingbird PDF Converter – Photo to PDF
Style Photo Collage
Talent Photo Editor – Blur focus
Paper Doc Scanner
All Good PDF Scanner
Care Message
Part Message
Blue Scanner
Direct Messenger
One Sentence Translator – Multifunctional Translator
Mint Leaf Message-Your Private Message
Unique Keyboard – Fancy Fonts & Free Emoticons
Tangram App Lock
Desire Translate
Meticulous Scanner.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco