Thyhet rekordi në garën për “dembelin më të madh” në Mal të Zi, ky është fituesi

Thyhet rekordi në garën për “dembelin më të madh” në Mal të Zi, ky është fituesi

13:58, 25/08/2021

Në konkursin e dhjetë jubilar të të qëndruarit shtrirë, i cili po mbahet në fshatin Brezna të Malit të Zi, një rekord u thye këtë vit.

Gjeni frymëzimin tuaj të verës
Fituesja ishte Duda Aleksiq, e cila kaloi 117 orë, ose gati pesë ditë, shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm pesë minuta para saj, Nikola Boshković përfundoi konkursin, dhe Marko Vuçkoviq qëndroi shtrirë për 115 orë.

Kështu, siç bëhet e ditur, Aleksiq fitoi një çmim në para prej 300 eurosh.

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco