Mjeku kosovar iu jep një shembull grave se si t’i kthejnë burrat në shtëpi në orën e njëjtë, çdo ditë

Mjeku kosovar iu jep një shembull grave se si t’i kthejnë burrat në shtëpi në orën e njëjtë, çdo ditë

10:49, 25/08/2021

Pediatri i njohur kosovar Ismail Lutolli ka zbuluar një recetë mesjetare, përmes të cilës gratë e asaj kohe bënin që burrat e tyre të ktheheshin me kohë në shtëpi.

Sipas tij, gratë merrnin helmin e holluar të cilin e vendosnin në ushqimin e burrit në mëngjes dhe kur ai kthehej në shtëpi i jepnin antidotin në fillim të mbrëmjes, kështu që ky helm nuk kishte asnjë efekt tek burri.
 
Në rast se ai nuk kthehej në shtëpi dhe shkonte në një vend tjetër, vonohej marrja e antidotit, kështu që burri do të vuante nga dhimbja e kokës, ndjenja për vjellje, gulçim, depresion dhe dhimbje.
 
"Sa më gjatë të ishte larg shtëpisë së tij, aq më i fortë do të ishtë efekti i helmit!Kur kthehej në shtëpi, gruaja i jepte antidotin pa dijeninë e tij dhe përmirësohej brenda pak minutash.I shoqi mashtrohej nga ky truk, kështu që ai frikësohej se larg shtëpisë do t'i shkaktonte dhimbje, depresion dhe nauze. Dhe kështu ai do të bëhej më i lidhur me shtëpinë dhe gruan e tij" shkruan Lutolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco