I riu bën tatuazh kodin QR, nuk do ta besoni se çfarë del kur skanohet

I riu bën tatuazh kodin QR, nuk do ta besoni se çfarë del kur skanohet

09:40, 25/08/2021
Kushdo që bën një tatuazh e ka të qartë simbolikën e tij dhe shpesh lidhet me gjëra të kaluara ose që janë aktualisht në jetën tonë, mirëpo vizioni i një të riu është komplet ndryshe. Një tatuazhist i ka “gdhendur” nën lëkurë një tatuazh shumë të veçantë një të riu Italian, bëhet fjalë për një barkod QR që mund të skanohet dhe provon që djali është pa koronavirus

Kur skanohet, ky kod dëshmon certifikatën Green Pass të djalit, ku tregohet se ai është vaksinuar, e ka kaluar Covid-19 dhe nuk e mbart atë. Certifikata Green Pass u prezantua për herë të parë në Itali në qershor të këtij viti për të lehtësuar udhëtimet në Evropë dhe për t’i lejuar njerëzit që të marrin pjesë në evente të ndryshme familjare, artistike dhe sportive.

I riu ka filluar ta përdorë që tani këtë kod nëpër restorante dhe vende të ngjashme ku kërkohet dëshmia e vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco