Ja si mund të përfitojmë energji elektrike nga domatet e prishura

Ja si mund të përfitojmë energji elektrike nga domatet e prishura

22:21, 04/06/2021

Namita Shrestha e Shkollës së Minierave dhe Teknologjisë në Dakotën e Jugut shpjegon:

“Frutat që nuk shiten ose nuk mund të procesohen nga dëmtimi që kanë pësuar, mund të jenë burim i fuqishëm energjie kur përdoren në qeliza elektrokimike biologjike ose mikrobiale”.

Dr Venkataram Gadhamshetty, një asistent-profesor në këtë universitet dhe personi që udhëhoqi studimin, tha se vetëm në Florida prodhohen 396 000 domate që nuk shiten gjatë një viti dhe që duhen përdorur për energji.

Sipas tij, nëse do të procesohen siç duhet, mund të furnizojnë me energji për 3 muaj “Disney World”-in.

“Donim të gjenim një mënyrë për të trajtuar mbetjet që, kur hidhen në landfille, të prodhojnë gaz metan”, tha Gadhamshetty, shkruan Shije.

Kërkuesit shkencorë kanë krijuar bateri me xhel mikrobial që mund të shfrytëzojë domatet e prishura për të gjeneruar korent elektrik.

“Qelizat elektrokimike mikrobiale përdorin bakteret për të oksiduar materialin organik tek domatet e këqia.

Procesi oksidues, që niset nga ndërveprimi i baktereve me domatet e prishura, çliron elektrone që kapen nga qelizat dhe shndërrohen në burim elektriciteti.

Një pigment i gjetur tek domatja, likopeni, është vërtetuar se është një medium i shkëlqyer i gjenerimit të elektricitetit”, shpjegojnë shkencëtarët.

Për momentin, energjia që çlirohet nga këto domate është e vogël, me 10 miligramë mbetje domatesh që prodhojnë vetëm 0.3 ëat elektricitet, por kërkuesit shkencorë amerikanë thonë se këto shifra do të rriten me avancimin e studimit.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco