Momentet emocionuese/ Gazetari legjendar shqiptar i Zërit të Amerikës, prezanton edicionin e fundit të lajmeve

Momentet emocionuese/ Gazetari legjendar shqiptar i Zërit të Amerikës, prezanton edicionin e fundit të lajmeve

19:15, 28/05/2021

Gazetari i njohur, Ilir Ikonomi, ka dhënë edicionin e fundit inromativ për ‘Zërin e Amerikës’ dhe duket tepër i emocionuar.

Pas tre dekadash, gazetari Ikonomi njoftoi se tashmë del në pension dhe do të tërhiqet nga gazetaria për të ndjekur pasionet e tij.

Gazetari, tha se si ngjarjen kulminante të karrierës së tij, kujton raportimin nga Kosova më 12 qershor 1999.

“Përpara se të ndahemi desha të njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time. Pas pothuaj tre dekadash, ndjehem i previlegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Dua të t’u them të gjithë shikuesve tanë faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju dhe për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota. Në këtë moment kujtoj një nga ngjarjet kulmore të karrierës time, 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë pas trupave të NATO-s dhe raportova për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor. Kur u krijua VOA rreth 80 vjet më parë prezantuesi i saj tha ca fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht. Ai tha: lajmet mund të jenë të mira për ne ose të këqija, ne do t’ju themi të vërtetën. Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim dhe shumë punë. Dhe gazetarëve të VOA që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria mund t’u njihet kjo meritë. Prandaj them se për mua ka qenë një nder I veçantë nëse kam ndihmuar këtë përpjekje.“, tha Ikonomi në një fjalë të shkurtër në mbyllje të edicionit të lajmeve në VOA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco