Deputeti zhvishet në mes të parlamentit, ironizon kolegët: Keni turp të më shihni lakuriq, por…

Deputeti zhvishet në mes të parlamentit, ironizon kolegët: Keni turp të më shihni lakuriq, por…

21:17, 14/10/2020

Si formë proteste kundër korrupsionit në vend, një prej politikanëve meksikan u zhvesh në mes të parlamentit.

Në foto shihet deputeti Antonio Garcia Conejo, i veshur vetëm me mbathjet e tij, duke qëndruar në një podium.

Ai deklaroi: Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur pasi u keni vjedhur të gjitha paratë dhe pasurinë e tyre.

Postimi është parë më shumë se 7.4 milion herë brenda vetëm disa ditësh. Veprimi i tij kishte si qëllim për të turpëruar politikanë të tjerë për vjedhje dhe varfërimin e njerëzve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco