Studimi qeverisë Gjermane/ Duhen 330 miliardë dollarë që të zhduket uria në botë

Studimi qeverisë Gjermane/ Duhen 330 miliardë dollarë që të zhduket uria në botë

14:42, 13/10/2020

Sipas një studimi nga qeveria gjermane fundi i urisë në botë do të vijë në vitin 2030 në qoftë se do të shpenzohen minimalisht 330 miliardë dollarë fond shtesë.

Grupi që po merret me përpilimin e raporteve dhe statistikave është shprehur se qeverive dhe donatorëve shtetëror duhet të investojnë rreth 14 miliardë dollarë shtesë nga fondi i tyre për të siguruar ushqime për 10 vitet e ardhshme.

Studimi, i botuar këtë javë, përkoi me paralajmërimet se bota ka një "mal të madh" për t'u ngjitur për t'i dhënë fund urisë, me 11 vende që tregojnë nivele "alarmante" të urisë, dhe 40 të tjera që tregojnë nivele "serioze", sipas Indeksi Global i Urisë .

"Ne jemi duke u përpjekur të zgjidhim një problem këtu - domethënë, uria është në rritje - dhe ende pothuajse 700 milion njerëz po shkojnë të flenë të uritur natën. Çfarëdo që ne jemi duke shpenzuar aktualisht nuk po i ndihmon ata njerëz, ”tha Carin Smaller, bashkë-drejtor i Ceres2030, grup I cili financohet nga qeveria gjermane dhe fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco