Kungulli që peshoi 1,066 kg fitoi konkursin në Kaliforni

Kungulli që peshoi 1,066 kg fitoi konkursin në Kaliforni

10:07, 13/10/2020

Kaliforni – Mbyllja brenda  në shtëpi për shkak të pandemisë iu pagua shumë bukur,  një mësuesi të hortikulturës në Minesota, i cili e përdori kohën  që iu dha për të ujitur vazhdimisht dhe për të plehëruar një kungull stërmadh  që fitoi konkursin e kungullit të këtij viti në Half Moon Bay.

Travis Gienger nga Anoka e Minesota, kaloi shumë në kohën e lirë në ngastrën e kungujve në oborrin e shtëpisë së tij, duke i ujitur bimët e tij deri në 10 herë në ditë dhe duke i ushqyer dhe plehëruar të paktën dy herë në ditë.

Gienger, 40 vjeç, më pas e mori mbi makinë kungullin e tij vigan dhe duke ngarë për 35 orë, e çoi në Kampionatin e 47-të Botëror të Kungullit me Peshë në Half Moon Bay në jug të të San Franciskos, ku “kampioni” i tij doli 1,066 kilogram!

“Ishte nervozuese, sepse në çdo përplasje në rrugë unë mendojaL “a do ta kaloj?” dhe më fund e peshuan, ai ishte i fundit dhe o Zot, qe e pabesueshme!”, tha Gienger.

Gienger, një mësues hortikulture në Kolegjin Teknik Anoka, ka rritur kunguj që kur ishte adoleshent, i frymëzuar nga babai i tij i cili gjithashtu i rriste ata. Ishte hera e tij e parë që konkuronte, por nuk qe i sigurt se do të vinte sërish vitin e ardhshëm.

"Mund të më duhet një vit pushim nga puna, nervat dhe gjithçka", tha ai duke qeshur.

Kampioni i kungullit për herë të parë fitoi 16,450 dollarë dollarë ose 7 dollarë për kile, për kungullin portokalli me gunga që do të prezantohej gjatë një parade përmes Half Moon Bay të hënën pasdite.

Kungulli i Gienger ishte pesha e dytë më e rëndë e peshuar ndonjëherë në aktivitetin 40-vjeçar në Kaliforni, por ishte ende larg një rekordi në SHBA.

Ai ishte vendosur në 2018-ën,  kur një prodhues në New Hampshire prodhoi një kungull me peshë më shumë se 1,134 kilogramë.

Rekordi për kungullin më të rëndë në botë u vendos në 2016-ën në Kampionatin Evropian “Kungulli Gjigant” në Ludwigsburg, Gjermani.

Një kultivues belg fitoi me një kungull katana që peshonte 1,179 kilogramë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco