Ish-kuzhinieri i mbretëreshës angleze zbulon mistere mbi jetëgjatësinë e saj

Ish-kuzhinieri i mbretëreshës angleze zbulon mistere mbi jetëgjatësinë e saj

14:38, 12/10/2020

Thatheshemet thonë se mbretëresha Elizabeth II pi katër kokteje të forta çdo ditë. Në librin “Long Live the Queen! 13 Rules for Living from Britain's Longest Reigning Monarch”, autori mbretëror Bryan Kozlowski thotë (via Women’s Health) se mbretëresha pi katër kokteje në ditë, duke filluar para pak drekës.

Ish-shefi i kuzhinës mbretërore kundërshton këtë pretendim duke thënë se mbretëresha do ishte e dehur nëse do të pinte kaq shumë sa pretendojnë thashethemet.

Por Kozlowski mendon se sekreti i jetëgjatësisë së saj si edhe mirëqënia e shëndetit mendor mund të lidhet me alkoolin. Sipas tij, konsumi i alkoolit është një zakon që gjendet në “zonat blu”, të cilat janë vendet me jetëgjatësi më të lartë se mesatarja në botë.

Dan Buettner, një ekspert i jetëgjatësisë, ka hulumtuar mbi mënyrën e jetesës së njerëzve në zonat blu dhe beson se prania e alkoolit mund të zvogëlojë stresin dhe të ndikojë te shëndeti i përgjithshëm.

Prisni. Nuk është e qartë se çfarë alkooli pi mbretëresha dhe në ç’sasi. Ndaj kini kujdes, sepse duhet të këshilloheni paraprakisht me mjekun. Në Icaria, Greqi – një nga pesë vendet e konsideruara si Zona Blu – vera e kuqe është pjesë e stilit të jetesës, karakteristikë kjo e dietës mesdhetare, por siç e theksuam më sipër, gjithmonë nën këshillat e mjekut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco