Ëndërronte të bëhej zbutës i kafshëve të egra, e pagoi me jetë

Ëndërronte të bëhej zbutës i kafshëve të egra, e pagoi me jetë

11:40, 09/10/2020

Një punonjës i cirkut u kafshua për vdekje nga një ari që performonte në lojëra ndërsa njeriu fatkeq po stërvitej për t'u bërë një trajner i kafshëve, shkruan Daily Mail.

Valentin Bulich, 28 vjeç, ëndërronte të bëhej zbutës i kafshëve të egra dhe punonte me këlyshët para vdekjes së tij, tha nëna e tij Elena (52).

Bulich fshehurazi mori çelësat e kafazit të ariut në njërin nga cirkët më të famshëm të Rusisë, ndërsa të gjithë interpretuesit kishin një ditë pushimi.

I bindur se do të ‘gjente gjuhën e përbashkët me ariun’, ai hyri në kafaz dhe u mbyll brenda me kafshën.

Por një ari shtatë vjeçar ia shqeu trupin me thonj të fortë.

Më vonë u vërtetua se vrasësi ishte një ari me emrin Jasha, i njohur për shfaqjet e tij jashtë cirkut, të cilit i besonin aq shumë sa i linin njerëzit t'i afroheshin mjaft afër.

Në gusht, ai ari madje vizitoi lojtarët e një klubi futbolli nga Moska para ndeshjes së tyre.

Dy vjet më parë, Jasha shtyu karren e invalidit të një gjimnasti të lënduar dhe madje i lëpiu fytyrën pasi u lëshua nga spitali. Atë kohë, ariu ishte nën kontrollin e zbutësit të saj Oleg Alexandrov.

Punonjësit e tjerë të cirkut të madh shtetëror nga Moska nxorrën Bulichin e plagosur rëndë nga kafazi i ariut, por ai shpejt vdiq në spital, ku u dërgua me urgjencë.

Hetuesit thanë se Bulichi i shkretë nuk kishte asnjë shans për t'i mbijetuar sulmit të ariut.

'Valentini mbylli kafazin nga brenda, nuk kishte asnjë shans. Ariu e sakatoi', thanë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco