VIDEO/Me ujkun 'Trump', ja si kosovari po bën bujë në mediat ndërkombëtare

VIDEO/Me ujkun 'Trump', ja si kosovari po bën bujë në mediat ndërkombëtare

22:28, 08/10/2020

Hysni Rexha nga Kosova ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, pasi ‘jeton’ me ujq. 

Ai ka katër ujq, derisa njërit i ka vënë emrit “Trump”, sipas presidentit amerikan, Donald Trump.

Storia fillimisht ishte transmetuar në “Klan Kosova”, e më pas edhe në mediat ndërkombëtare, si “Reuters”, përcjell albinfo.ch.“Kam disa ujq, por ky ka shumë energji në gjithçka dhe është shumë i mençur”, ka thënë Rexha për “Reuters”

Rexha, që i fut duart e tij në gojët e ujqve, e quan veten e tij si Ujku Alfa dhe Trumpin e ka zëvendës.“E admiroj (presidentin) Trump, ka shumë energji, jep urdhra, është i guximshëm, dhe për këtë arsye e kam emërtuar ujkun tim sepse i bën të njëjtat gjëra. Ai nuk bën çfarë bëjnë të tjerët; e ka stilin e tij dhe e bën misionin e tij”, ka shtuar tutje Hysni Rexha.

Ai ka edhe pula të ndryshme, pëllumba, kuaj, lopë, një shqiponjë.

“Reuters” thekson se Amerika është një vend shumë i dashur për shqiptarët në Kosovë.

Ky medium shkruan se shumë kosovarë u kanë vënë emra fëmijëve të tyre Klinton për të treguar respektin që kanë ndaj presidentit Bill Clinton, i cili luajti rol kyç në intervenimin e NATO-s më 1999 kundër Serbisë.

Clinton është po ashtu emri i një bulevardi në Prishtinë ndërsa një tjetër quhet George W Bush.

“SHBA-ja ka qenë përkrahësi më i madh gjatë luftës. Nuk kisha mënyrë tjetër të falënderoja SHBA-në përveçse të quaja një prej ujqve të mi Trump. E shoh Trumpin si ujk dhe ujkun tim si Trump”, theksoi Rexha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco