Ky ishte shtatori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë

Ky ishte shtatori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë

12:04, 07/10/2020

Muaji i kaluar ishte shtatori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë, me temperatura jashtëzakonisht të larta të regjistruara në Siberi, në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të Amerikës së Jugut dhe Australisë, tha të mërkurën Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Kopernikus i Bashkimit Evropian.

Temperaturat e larta këtë vit kanë luajtur një rol të madh në katastrofat nga zjarret në Kaliforni dhe Arktik deri në përmbytjet në Azi, thonë shkencëtarët.

Globalisht, shtatori ishte 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se në të njëjtin muaj në 2019 dhe 0.08C më i ngrohtë se në 2016.

Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2020, ngjarjet klimatike të tilla si fenomeni La Niña dhe nivelet e ulëta të parashikuara të akullit të detit Arktik do të ndikojnë nëse viti si një i tërë do të bëhet më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë , tha shërbimi i Kopernikut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco