Histori e trishtë/ Foshnja 2 muajshe vdes nga pakujdesia e nënës

Histori e trishtë/ Foshnja 2 muajshe vdes nga pakujdesia e nënës

10:12, 07/10/2020

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetë në një makinë ku e ëma e kishte harruar  nga të nxehtit .

Foshnja, McKinley Garner ndërroi jetë më 2 shtator në Florida kur nëna e saj Megan Dauphin 30 vjeç dyshohet se e harroi atë në makinë kur temperaturat ishin shumë të larta.

Dauphin u arrestua dhe u akuzua për vrasje të rëndë.

Foshnja u la në makinë për disa orë rrjesht dhe u shpall e vdekur menjëherë pasi mjekët e urgjencës u thirrën nga nëna e saj.

Një nga miqtë e Dauphin, i cili kërkoi të mos përmendej me emër, i tha Metro.co.uk se Dauphin kishte shkuar në parti fundjavën pas vdekjes së McKinley. Ai i shokuar tha:

E dija që Megan nuk do ta bënte kurrë këtë, e gjithë kjo situatë është shumë tronditëse për mua. E vetmja gjë që vazhdoj të pikturoj në kokën time është një foshnje e bukur e  mbështjellë në batanije dhe që jeta e saj u morë për shkak të një nëne të pakujdesshme  që e la fëmijën në një makinë të nxehtë'.

Detektivët nga Zyra e Sherifit të Qarkut Bay filluan hetimet për Dauphin dhe thuhet se gjetën droge në shtëpinë e saj.

 Dauphin i është bërë dhe një test gjaku, i cili vërtetoi se droga ishte shumë e lartë në ditën e vdekjes së foshnjës së saj.

Raportet e pakonfirmuara thonë se Dauphin jetonte me familjen e saj, por që babai i saj ishte në punë dhe motra e saj ishte në gjumë kur ajo  e la fëmijën e saj në makinë.

Dauphin u regjistrua në burgun e Bay County të mërkurën, ku ajo mbetet përpara seancës së saj gjyqësore paraprake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco