Histori si në përrallë, 52 vjeçarja merr titullin e princeshës pas një beteje ligjore

Histori si në përrallë, 52 vjeçarja merr titullin e princeshës pas një beteje ligjore

09:49, 07/10/2020

Nga njëri i thjeshtë tashmë zyrtarisht princeshë, pasi fitoi nëj beteje ligjore që kishte nisur 7 vite më parë  për të provuar se ish- Mbreti i Belgjikës ishte babai i saj.

Delphine Boel, 52 vjeç tani do të njihet si Princesha Delphine e Saxe-Coburg, por ajo përsëri do të konsiderohej një artiste sesa një princeshë.

Princesha Dephine tha se tani ndihej në paqe dhe ishte lehtësuar më në fund që ishte konfirmuar linja e saj mbretërore e gjakut.

Ish Mbreti Albert i cili u largua nga froni në 2013 luftoi për vite më radhë për të mohuar se ai ishte babai i saj.

Por 86 vjeçari vendosi të mos luftojë më me pretendimin e Delphine dhe ra dakort të bënte një test të ADN-së.

Delphine gjithashtu është shprehur se babai, vëllezërit dhe motrat e saj, përfshirë monarkun aktual belg, King Philippe, deri më tani kanë refuzuar të kontaktojnë me të.

Ajo tha se mungesa e komunikimit nga familja e saj e re ishte e vështirë të kuptohej, duke shtuar:

‘Unë nuk pres asgjë, thjesht do të vazhdoj me punën time. Sidoqoftë nëse papritmas ata do të tregonin shenja jete, unë kurrë nuk do t'ua kthej shpinën.

Thashethemet në lidhje me nënën e Delphine dhe Mbretit Albert,  kishin vite që ekzistonin.

Por lajmi që mbreti lindi një fëmijë me të u bë e ditur kur një biografi e gruas së Albertit, Mbretëreshës Paola, u botua në 1999.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco