Vrasësi i John Lennon i kërkon falje vejushës pas 40 vitesh

Vrasësi i John Lennon i kërkon falje vejushës pas 40 vitesh

07:47, 23/09/2020

Vrasësi i John Lennon, Mark Chapman i kërkoi falje vejushës Yoko Onos 40 vjet pas vasjes së ish –Beatle dhe pasi iu refuzua lirimi me kusht për herë të njëmbëdhjetë shkruan BBC.

‘Unë vrava John Lennon për famë, ishte një veprim shumë egoist, i neveritshëm dhe më vjen keq për dhimbjen që i shkaktova Yoko Ono’ është shprehur Chapman duke shtuar më tej:

‘Nuk e vrava Lennon për shkak të karrierës së tij ose burrit që ai ishte- ai ishte një njeri familjar, një ikonë.

Historia - Më 8 dhjetor 1980 Chapman qëlloi Lennon katër herë jashtë banesës së tij në Neë York.

Yoko Ono gjithmonë ka kundërshtuar përpjekjet e vrasësit për të marrë lirim me kusht në gjykatë.

Në vitin 2015, në një intervistë për Daily Beast, ajo rrëfeu se ishte shumë e shqetësuar për idenë që Chapman mund të lëvizte lirshëm. "Ai e bëri atë një herë, mund ta bëjë përsëri. Për mua, për Sean (djalin), për këdo tjetër," tha artistja.

Vrasësi - Ish-i varur nga droga dhe për një kohë i shtruar në një spital për të sëmurët mendorë për sjelljen e tij antisociale (model i asaj të "Holden-it të ri", sipas vetë pranimit të tij), Chapman kishte krijuar një fiksim për Beatles dhe në veçanti për vetë John Lennon. 

 Menjëherë pas arrestimit të tij dhe me kalimin e viteve Chapman kishte deklaruar megjithatë se motivi kryesor i gjestit ishte fetarizimi i tij ekstrem.

Chapman në fakt citoi intervistën e famshme të vitit 1966 (jashtë rekord, por botuar njëlloj) me Maureen Cleave në të cilën Lennon deklaroi se Beatles ishin "më të popullarizuar se Jezu Krishti": jo pak komunitete fetare në Amerikë reaguan atë kohë. 

 Procesi gjyqësor - I arrestuar pa rezistencë, Chapman u dënua për vrasje të shkallës së dytë me një dënim mes 20 vjet burg dhe burgim të përjetshëm: për këtë arsye, nga viti 2000 deri më sot, çdo dy vjet siç kërkohet nga ligji, ai u paraqit përpara Bordit i cili deri më tani gjithmonë ka refuzuar t'i japë atij lirinë, edhe për shkak të kundërshtimit të fortë të Yoko Ono.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco