Publicisti Gani Mehmetaj, njofton se javën e kaluar e gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.
"Paralajmërimin (kërcënues) e mora!", thotë Mehmetaj.
Ai tregoi se kanë shkuar policia dhe hetuesia, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që nga ajo ditë nuk u dukën më.
"Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që u nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.
Përmes miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon se e kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës", thotë publicisti Gani Mehmetaj.
© SYRI.net