Elton Qyno – Syri.net
Ogren Balluku, vëlla i zv/kryeministres së vendit Belinda Balluku,e cila është marë e pandehur nga SPAK në dy dosje penale, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij, Neda Balluku.
Çifti prej disa kohë është ndarë duke mos jetuar më së bashku. Por prej vitet 2025 në gjykatën e Tiranës është rregjistruar një kërkesë padi në emër të Neda Ballukut, e cila kërkon zgjidhjen e martesës me ish-burrin e saj, Ogren Balluku.
Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Doga.
Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët.
Por në fillim të vitit çifti nuk ka qënë në atmosferë qetësie pasi Neda, ka shfaqur shqetësime për dhunë fizike dhe psikologjike.
Nisur nga kjo situatë në datën 16 Janar 2026 është çelur një seancë gjyqësore urgjente pranë gjykatës së Tiranës, e cila lindi si pasojë e kërkesës Nr.10205 të depozituar nga Neda Balluku.
Kjo e fundit ka kërkuar para gjykatësit të Tiranës, Artan Jahollari, të pajiset me një urdhër-mbrojtje ndaj ish-burrit të saj Ogren Balluku, duke pretenduar se ai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Seanca gjyqësore për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, e parashikuar në datën 16 Janar 2026 është shtyrë. Ndërsa të dyja palët janë thirur sërisht nga gjyqtari Jahollari që të paraqiten në datën 5 shkurt në orën 14:00.
Ky divorc dhe konfliktet mes çiftit Balluku, vijnë në një periudhë të errët që po kalon familja Balluku, pasi “flamurtarja” e kësaj familje, Belinda Balluku, është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande publike”, lidhur me procedurën tenderuese me vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë si dhe në procedurën tenderuese të 7 Loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Ndërsa një çështje tjetër e regjistruar në SPAK kundër Ballukut është ajo e fshehjes së pasurisë, pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv ndaj funksionarit të lartë publik.
© SYRI.net