'Kënga jonë' e Egzon Pirecit emocionon publikun e në Festivalit të Këngës

'Kënga jonë' e Egzon Pirecit emocionon publikun e në Festivalit të Këngës

19:55, 07/11/2025

Këngëtari i njohur Egzon Pireci ka konkurruar në Festivalin e Këngës në RTK me një këngë tejet të bukur dhe të ndjerë "Kënga jonë" , e cila ka ngjallur emocione të fuqishme në publik dhe ka elektrizuar skenën e festivalit, shkruan Syri.net Kosova.

Me interpretimin e tij të sigurt dhe me vokalin karakteristik, Egzoni arriti të krijojë një atmosferë unike, duke u duartrokitur gjatë nga publiku në sallë. Kënga, e shoqëruar me një orkestracion modern dhe tekst me ndjesi të thella, dëshmoi edhe njëherë pjekurinë artistike të këngëtarit dhe përkushtimin e tij ndaj muzikës.

Festivali i Këngës në RTK vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend, duke sjellë artistë të rinj dhe të afirmuar në një garë që promovon muzikën e mirëfilltë shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco