Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës – Mont Blanc: Një dhuratë për familjen dhe dashurinë për natyrën

Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës – Mont Blanc: Një dhuratë për familjen dhe dashurinë për natyrën

12:36, 14/08/2025

Gastronomi i njohur shqiptar, Petrit Kllokoqi, ka realizuar së fundmi një ngjitje mbresëlënëse në Mont Blanc, majën më të lartë të Evropës, duke shprehur lidhjen e tij të thellë me natyrën dhe me familjen.

Me një postim në rrjetet sociale, Kllokoqi shprehu emocionet e tij për këtë eksperiencë unike: “Me bekimin e Zotit dhe përqafimin e maleve, u ngjita në Mont Blanc. Këtë ngjitje ia dhuroj zemrës tem: mamit, babit, motrave, mathukit tem Mires dhe Erzes, dashnis tem. Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”.

Kjo ngjitje nuk ishte vetëm një arritje sportive, por edhe një ritual personal për Kllokoqin, që e sheh malësinë si një burim energjie dhe frymëzimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco