“Jam artiste e lirë dhe zemra ime po ashtu” – Egli Tako i jep fund spekulimeve për menaxhimin dhe lidhjen me Gjestin

“Jam artiste e lirë dhe zemra ime po ashtu” – Egli Tako i jep fund spekulimeve për menaxhimin dhe lidhjen me Gjestin

18:37, 07/08/2025

Egli Tako, këngëtarja që u bë e njohur si finaliste e Big Brother Albania 4 dhe që më pas u afirmua në skenën muzikore, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar rreth saj – qoftë për menaxhimin profesional, qoftë për jetën sentimentale.

Në një intervistë me pyetje nga fansat, ajo ka sqaruar se nuk është nën menaxhimin e asnjë kompanie të vetme, duke theksuar se funksionon si një artiste e lirë, por që bashkëpunon ngushtë me studio, producentë dhe kolegë të ndryshëm të fushës.

“Jam bashkëvepruese me secilën studio, producentë dhe kolegë të fushës, por jo në menaxhim të dikujt. Jam artiste e lirë, por patjetër me njerëz adapt rreth meje,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo supozim për ndikim apo kontroll nga jashtë në karrierën e saj.

Ndërkohë, reagimi më i komentuar ka qenë ai për statusin e saj sentimental, pas shumë aludimeve në rrjete sociale për një “gest” që u interpretua si shenjë e një lidhjeje të re.

Me stilin e saj të prerë, Egli i dha fund thashethemeve:

“Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta online, duke rikthyer vëmendjen te artistja, që tashmë duket më e fokusuar se kurrë te muzika dhe pavarësia e saj si krijuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco