Kris Jenner dhe të dashuri i saj u grindën në dasmën e Bezos, ja cila është arsyeja e çuditshme

Kris Jenner dhe të dashuri i saj u grindën në dasmën e Bezos, ja cila është arsyeja e çuditshme

21:41, 30/06/2025

Kris Jenner dhe Corey Gamble kanë një përplasje në dasmën e Bezos për një arsye të çuditshme.

Kris Jenner dhe partneri i saj afatgjatë, Corey Gamble, thuhet se kanë pasur një grindje të tensionuar kur po largoheshin nga dasma luksoze e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Sipas raportimeve nga Daily Mail, gjithçka ndodhi të premten pas ceremonisë, dhe momenti u kap nga kamerat.

Sipas Nicole Hickling, një eksperte për leximin e buzëve, shkaku i debatit ishte insistimi i Kris Jenner që gjatë udhëtimit me taksi ujor të udhëtonin vetëm ata dy, pa pasagjerë të tjerë. Në video, shihet Kris që futet në taksi, pasuar nga Corey, dhe Hickling interpreton që ai i drejtohet stafit duke thënë: “Jemi të lumtur që udhëtojmë vetëm. Kjo është ajo që Kris dëshiron.”

Kjo ka bërë që Kris të ndërhyjë e irrituar dhe t’i thotë partnerit: “Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Ta kam thënë… për hir të Zotit… dua të udhëtoj e vetme.”

Në atë moment, Corey ka dalë për pak nga varka për të konfirmuar me një punonjës se do të udhëtonin vetëm, pa të tjerë në bord, dhe më pas u kthye pranë Krisit. Pavarësisht tensionit mes çiftit, Jenner ka ruajtur mirësjelljen ndaj stafit. Në një moment tjetër të videos, dëgjohet ajo duke i thënë Coreyt: “Thuaju që i falënderova,” pasi një punonjës i portit i kishte ofruar një pecetë për t’u fshirë nga uji gjatë udhëtimit.

Çifti ishte në Venecia për dasmën tre-ditore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, një ngjarje madhështore që mblodhi fytyra të njohura dhe elitën botërore. Kris dhe Corey mbërritën të enjten, të shoqëruar nga vajzat e Krisit, Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe Kylie dhe Kendall Jenner.

Megjithatë, sipas një burimi pranë familjes, plani fillestar i ftesave nuk përfshinte gjithë këtë shoqëri. Burimi tha se Kendall, Khloé dhe Kylie nuk ishin të ftuara fillimisht, dhe ftesat për to erdhën vetëm pasi Kris ndërhyri. Gjatë qëndrimit të saj në Paris për një mbrëmje me vajzat, Kris i kishte kërkuar Laurenit të përfshinte edhe tri vajzat e tjera të saj.

“Fillimisht ishin ftuar vetëm Kim dhe Kris,” tha burimi. “Por Mama Kris e pyeti Laurenin nëse mund të sillte edhe vajzat e tjera, kur ishin në Paris.”

Sipas të njëjtit burim, Lauren Sánchez nuk i njeh shumë mirë Kendallin, Khloén dhe Kylen, por kjo nuk është hera e parë që Kris bën një kërkesë të tillë. Ajo shpesh kërkon leje për të ftuar të gjithë familjen në ngjarje të rëndësishme.

Madje, flitet se Kris kishte edhe një motiv tjetër – sipas personave të afërt, ajo mendonte se kjo dasmë mund të ishte mundësi e mirë që vajzat e saj të pamartuara të njiheshin me partnerë të pasur dhe të famshëm. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco