Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton meçin në Londër

Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton meçin në Londër

11:23, 29/06/2025

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit.

Mbrëmë, në një meç të zhvilluar në palestrën ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta. Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e tij sportive.

Pas daljes nga formati televiziv, ai duket se po e kthen vëmendjen drejt ringut, ndërsa ky meç shënon një hap të radhës në këtë drejtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco