Dasma e famshme/  Lauren Sánchez zgjodhi look-un e Sophia Loren, detajet e fustanit që u punua për 900 orë

Dasma e famshme/ Lauren Sánchez zgjodhi look-un e Sophia Loren, detajet e fustanit që u punua për 900 orë

16:33, 28/06/2025

Ish-gazetarja dhe pilotja Lauren Sánchez kurorëzoi dashurinë me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, në një ceremoni madhështore në Venecia të premten.

Nusja 55-vjeçare eci drejt altarit e veshur me një fustan të personalizuar nga Dolce & Gabbana, të cilit iu deshën 900 orë punë për t’u përfunduar.

Fustani, me një siluetë elegante sirene, përmbante mëngë të gjata me dantella, jakë të rrumbullakët të ngritur, një korse të theksuar në bel, si dhe 180 kopsa të mbuluara me shifon që zbrisnin nga qafa deri në fund të fustanit. Pamjen e plotë e përfundonte një vello prej tyl dhe dantelle, po ashtu e realizuar me mjeshtëri nga shtëpia italiane e modës.

Flokët e Lauren-it ishin të mbledhura në një topuz të rregullt, me disa fije të lëshuara lirshëm që dilnin poshtë vellos, duke i dhënë një prekje romantike dhe klasike pamjes së saj. Aksesorët përfshinin një palë vathë me diamante Dolce & Gabbana Alta Gioielleria, të cilët përfaqësonin “diçka të huazuar”, siç rrëfeu ajo për revistën Vogue, që pati ekskluzivitetin e mbulimit të dasmës.

Fustani ishte i frymëzuar nga ai që Sophia Loren veshi në filmin klasik të vitit 1958, Houseboat, në skenën e dasmës me Cary Grant. "Fillimisht doja një fustan modern, të thjeshtë dhe seksi", tha Sánchez për Vogue, “por kur pashë Loren-in me dantella deri në qafë dhe duart në pozicion lutjeje, thashë ‘Kaq është. Ky është fustani.’”

Sánchez e përshkroi këtë moment si simbol të një faze të re në jetën e saj: "Jam një person tjetër nga ç’isha pesë vjet më parë", shtoi ajo, duke iu referuar jo vetëm lidhjes së saj me Bezos, por edhe përvojës së fundit në hapësirë, e cila sipas saj “e ka formësuar edhe pamjen si nuse”.

Pamjet e Lauren-it me fustanin e saj të nusërisë zbukurojnë kopertinën dixhitale të Vogue, ndërsa dasma e çiftit pritet të përmbyllet me një festë-koncert në Arsenale, pas tre ditëve të festimeve në qytetin romantik të Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco