Yje të listës A të Hollywood-it janë mbledhur në qytetin romantik të Venecias për të marrë pjesë në dasmën madhështore të miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, duke shfrytëzuar rastin për të shfaqur trupat e tyre të holluar, mes një vale të re të përdorimit të medikamentit Ozempic në industrinë e argëtimit.
Në festën para dasmës, Oprah Winfrey, 71 vjeçe, u shfaq më e sigurt se kurrë, me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe të bardhë, me prerje të vogla anësore që theksonin barkun e saj të sheshuar.
Që në vitin 2023, Winfrey kishte pranuar publikisht se përdorte medikamente për humbje peshe dhe kishte deklaruar se: “Tani e përdor kur ndjej nevojën, si një mjet për të mos u kthyer në peshën e mëparshme.”
“Fakti që ekziston një recetë e miratuar mjekësisht për menaxhimin e peshës dhe qëndrimin më të shëndetshëm, në kohën time, më duket si lehtësim, si shpërblim, si një dhuratë – dhe jo si diçka pas së cilës duhet të fshihem e të përqeshem sërish,” shtoi ajo.
Winfrey theksoi gjithashtu: “Jam absolutisht e lodhur nga turpi që më kanë bërë të tjerët dhe sidomos vetja ime,” duke zbuluar se ua kishte rekomanduar më herët barnat e humbjes së peshës të njohurve përpara se të vendoste t’i përdorte edhe vetë.
© SYRI.net