U aludua se është në një lidhje me Lamine Yamal, influencuesja spanjolle kërcënohet me jetë

U aludua se është në një lidhje me Lamine Yamal, influencuesja spanjolle kërcënohet me jetë

20:14, 18/06/2025

Influencuesja spanjolle, Fati Vazquez, ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje, pasi u përfol për një lidhje të mundshme me futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal.

30-vjeçarja, e ndjekur nga afro 400 mijë persona në Instagram dhe mbi 320 mijë në TikTok, u vu në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove nga pushimet.

Ndjekësit vunë re se pamjet e saj përkonin me ato të 17-vjeçarit Yamal, përfshirë sfondin shkëmbor në një varkë dhe një pishinë “infinity” me të njëjtat elemente vizuale në prapavijë.

Këto ngjashmëri ndezën spekulime për një romancë mes tyre, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Megjithatë, influenceri Javi De Hoyos i hodhi poshtë thashethemet, duke thënë se kishte komunikuar personalisht me Yamal: “Nuk ka asgjë mes tyre. Ai ndodhej atje me shokë të ekipit të Barcelonës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco