Pas shumë ditë pritjeje, Yll Limani dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këtë herë në formën e një balade të thellë dashurie.
Kënga, e mbushur me emocione, flet për një dashuri të humbur që lë gjurmë, me vokalin e ngrohtë të Yllit dhe interpretimin ndjesor të Taynas që krijojnë një atmosferë intime dhe prekëse.
Melodia e butë dhe teksti i ndjerë kanë prekur menjëherë zemrat e fansave, duke e kthyer këngën në një rrëfim që shumë mund ta ndjejnë si të tyrin. Një duet i papritur, por i goditur në ndjenjë – një këngë që flet me zemër.
© SYRI.net