Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndezur rrjetin me një paralajmërim për projektin e saj më të ri muzikor, që sipas saj do të jetë ‘ikonik’.
Në një postim në Instagram, artistja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe tërheqëse nga xhirimet e videoklipit, ku shfaqet me stil të veçantë mbi një motoçikletë të vendosur mbi një jaht luksoz, një skenë që premton shumë në aspektin vizual.
“Motoçikletë në jaht? Ikonike.
Kënga ime e re? Edhe më ikonike.
Rrini gati për ‘Oj Shpirt’!” – shkroi ajo në përshkrim.
© SYRI.net