Para një viti konfirmuan ndarjen, Heidi dhe Romeo shihen përsëri bashkë

Para një viti konfirmuan ndarjen, Heidi dhe Romeo shihen përsëri bashkë

14:12, 30/04/2025

Edhe pse është bërë gati një vit që Heidi dhe Romeo kanë konfirmuar ndarjen e tyre, duket se lidhja shpirtërore mes tyre ende nuk ka marrë fund.

Pas deklaratave të Heidi-t, ku ajo shprehu se është mirë dhe ka lënë të nënkuptohet se ndarja me Romeon është përfundimtare, një detaj i vogël ka tronditur fansat e çiftit të njohur.

Në një koncert të Dren Abazit mbrëmjen e kaluar, Heidi dhe Romeo janë parë në të njëjtin ambient, duke shkëmbyer komunikim të fuqishëm me sy. Ky moment ka ngritur pyetje për ndjekësit e tyre, duke i lënë ata në dyshime: A është vërtet e mbyllur lidhja mes dyshes apo ka ende diçka që lidh ata?

Pavarësisht thashethemeve, Romeo është bërë i njohur për t'u fokusuar vetëm tek vetja pas daljes nga ‘BBVA’ dhe ka hequr dorë nga çdo intervistë mediatike. Kjo e ka lënë të paqartë situatën, ndërkohë që Heidi vazhdon të theksojë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco