Natën e mbrëmshme, Gjestit iu rezervua një pritje madhështore në koncertin e tij të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4.
Atmosfera elektrizuese dhe energjia e fansave në Tiranë duket se e emocionuan artistin, i cili zgjodhi të afrohej sa më pranë publikut gjatë performancës së tij.
Por momenti kulmor mori një kthesë të papritur. Teksa po lëvizte në skenë, Gjesti u afrua pranë zonës së efektëve speciale dhe u përball me një shpërthim të papritur fishekzjarresh.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, duket se dora e tij u prek nga flaka, çka e detyroi të tërhiqej menjëherë mbrapa, i tronditur dhe i habitur nga situata.
Ndonëse ai nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për incidentin, reagimi i tij në momentin kur u tërhoq, la të kuptohet se ndjeu djegie të lehtë.
Pavarësisht frikës së shkaktuar, koncerti vazhdoi dhe fansat vazhduan ta mbështesin me entuziazëm.
© SYRI.net