G Bani shpreh hapur votën e tij për këtë banor

G Bani shpreh hapur votën e tij për këtë banor

21:38, 16/04/2025

Pavarësisht debateve të forta dhe përplasjes që çoi në përjashtimin e tij nga loja, G Bani ka befasuar ndjekësit me një gjest pajtues ndaj Gjesti-t.

Reperi ka ndarë një postim në Instagram ku shfaqet duke dërguar vota për këngëtarin, të cilin dikur e akuzonte shpesh dhe me të cilin pati një incident fizik që e detyroi produksionin ta përjashtonte nga gara.

Në përshkrimin e postimit, G Bani shprehet:

 “Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për rruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.”

Ai gjithashtu falënderon Gjesti-n; 

“Të faleminderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë të kam rënë në qafë me të padrejtë.”

Në fund, reperi e mbyll me një mesazh të qartë për publikun:

“Kisha dashur të fitosh vetë, ama nga ata që kanë ngelur aty më dukesh më i miri për çmim të parë. Përhajr edhe hajde më gjallë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco