Frederik Ndoci pretendon se e ka parë nudo Albën në tualet, agravon debati në 'Ferma Vip'

Frederik Ndoci pretendon se e ka parë nudo Albën në tualet, agravon debati në 'Ferma Vip'

09:11, 16/04/2025

Albi Lushi, pas eliminimit të hënën nga “Ferma VIP”, ka zgjedhur Frederik Ndocin si kryefermerin e ri. Ky i fundit, zgjodhi Albën për të qëndruar bashkë në shtëpinë e Njishit.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar fort mirë në mbrëmjen e parë në shtëpinë e Njishit. Frederiku i ka thënë Albës se e ka parë gjysmë të zhveshur në banjë pasi e kishte lënë derën hapur.

Në banjë, e kishe lënë derën hapur dhe të pashë gjysmë nudo. Por e kishe fajin ti”, është shprehur Frederiku.

Alba e ka mohuar që ka qenë e zhveshur dhe më pas diskutimi është agravuar.

Kjo bisedë ka bërë që Alba të thyej rregullat e Agait dhe ka lënë shtëpinë e Njishit, duke shkuar në fermë. Atje, fermerja ka ndarë situatën me Nurin ku është shprehur e prekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco